Pertussis, e quajtur zakonisht kollë e mirë, është një infeksion i frymëmarrjes i shkaktuar nga bakteret Bordetella pertussis. Këto baktere janë shumë ngjitëse dhe kalohen nga personi në person përmes kollitjes, teshtitjes dhe kontaktit të ngushtë. Testet e kollës së mirë kryhen për të zbuluar dhe diagnostikuar infeksionin me B. pertussis.
Koha midis infeksionit me bakteret dhe zhvillimit të shenjave e simptomave (periudha e inkubacionit) ndryshon nga disa ditë deri në tre javë.
Ky test IgA zbulon antitrupa të prodhuar nga sistemi imunitar i trupit në përgjigje të B. pertussis. Ky lloj testimi është më i dobishëm në pacientët me më shumë se 3-4 javë simptoma. Sipas CDC, serologjia mund të përdoret nga 2 deri në 8 javë pas fillimit të kollës, dhe në disa raste mund të jetë e dobishme deri në 12 javë pas fillimit.
Testi mund të kryhet kur keni shenja dhe simptoma që sugjerojnë një infeksion të pertusis. Gjithashtu mund te kryhet kur mjeku juaj i kujdesit shëndetësor mund të dyshoje se ju keni “kollë të mirë”, keni simptoma të ftohjes dhe keni qenë në kontakt të ngushtë me dikë që është diagnostikuar me “kollë të mirë” ose kur ka një shpërthim të saj në komunitet.
Testimi nuk duhet të bëhet në kontakte të ngushta që nuk kanë simptoma. Për të zbuluar antitrupat ndaj baktereve, nevojitet një mostër gjaku. Nuk ka kërkesa specifike për ndonjë përgatitje përpara se të kryeni testin.