Testi i makroprolaktinës përdoret për përcaktimin e niveleve biologjikisht aktive të prolaktinës, në pacientët asimptomatikë me nivele të ngritura të prolaktinës. Ky test kryhet gjithashtu për të përjashtuar praninë e makroprolaktinës.
Hiperprolaktinemia gjithashtu mund të shkaktohet nga prania e një kompleksi me masë të lartë molekulare të prolaktinës të quajtur makroprolaktinë (zakonisht për shkak të prolaktinës qe lidhur me imunoglobulinën). Në këtë situatë, pacienti është asimptomatik. Hiperprolaktinemia që i atribuohet makroprolaktinës është një shkak i shpeshtë i keq diagnostifikimit dhe keq menaxhimit të pacientëve. Makroprolaktina duhet të konsiderohet nëse, në prani të niveleve të ngritura të prolaktinës, shenjat dhe simptomat e hiperprolaktinemisë mungojnë, ose studimet e imazhit të hipofizës nuk janë informuese.
Një mostër gjaku tërhiqet nga një venë në krah për të kryer provën. Mos e bëni provën nëse nuk keni qenë zgjuar për të paktën dy orë. Asnjë përgatitje tjetër speciale nuk është e nevojshme.