Ferritina është një proteinë kryesore për ruajtjen e hekurit ndërqelizor në të gjithë organizmat që lidh jonet e lira të elementit gjurmues, duke neutralizuar vetitë e tij toksike dhe duke rritur tretshmërinë e tij. Në formën e tretshme, trupi është në gjendje të shpenzojë hekur sipas nevojës, në veçanti për rregullimin e metabolizmit qelizor të oksigjenit.
Studimet e fundit nga shkencëtarët italianë kanë treguar që ferritina është në gjendje të aktivizojë makrofagët. Këto të fundit janë një lloj qelizë e bardhë e gjakut e sistemit imunitar që luajnë një rol kritik në imunitetin e lindur, duke qenë linja e parë e mbrojtjes e trupit. Kjo dëshmohet nga hiperferritinemia në pacientët me shok septik, sindromën katastrofike antifosfolipide dhe gjendje të tjera mjekësore të karakterizuara nga aktivizimi i makrofagut. Vëzhgime të ngjashme janë raportuar nga shkencëtarë nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara.
Nivelet e ngritura të ferritinës, ose hiperferritinemia, tregojnë praninë e viruseve dhe baktereve në trup. Hiperferritinemia është shoqëruar me rritjen e ashpërsisë së sëmundjes dhe rezultateve anësore, përfshirë COVID-19. Në fakt, ajo që ne po shohim aktualisht me infeksionin e ri të koronavirusit eshte pakez e ngjashme me sindromën e hiperferritinemisë. Përqendrimet e ngritura të ferritinës shoqërohen me një rritje të prodhimit të molekulave të sinjalizimit special, të cilat mund të çojnë në komplikime dhederi ne pasoja fatale per individin.