Rreth Nesh

Gjatë një periudhe 12 vjeçare të punës në American Hospital, qe prej celjes se Spitalit te pare Amerikan ne dhjetor te vitit 2006, Departamenti i Laboratorit klinik – biokimik, imunologjik, mikrobiologjik dhe patologjik ka kryer suksesshëm suportin laboratorik të pacientëve ambulatorë & hospitaliere, në parandalimin dhe diagnostikimin e patologjive të ndryshme, me protokolle te pacienteve qe nga emergjencat, pacientet pre-operatore, te kimioteraapise, te hemodializes e deri ne pacientet post-transplant.

Rrjeti i parë laboratorik në Shqipëri, i çertifikuar me ISO 15189;2012, standartin më të lartë të cilësisë.

Laboratori ofron një gamë tepër të gjerë ekzaminimesh laboratorike: 1600 ekzaminime të ndryshme referuar literaturës botërore dhe realizim sipas të gjitha standarteve ndërkombëtare.

Qysh në fillimet e tij ky laborator u konceptua dhe u ndërtua me teknologjinë më të fundit në fushën laboratorike totalisht automatike, me identifikim dhe barkodim te pacientit qe ne hyrje te tij.

Këto aparatura tërësisht automatike minimizojnë në maksimum gabimet që sjellin metodat e mëparshme manuale. Bashkëngjitur kësaj teknologjie është dhe pajisja e këtij laboratori me sistemin informatik laboratorik që shmang gabimet njerëzore në ngatërrimin e mostrave të gjakut të pacientëve dhe njëkohësisht në arshivimin e të gjithë rezultateve laboratorike të çdo pacienti . Këto rezultate janë disponibël në çdo moment kur pacientit i nevojiten për informacion të gjëndjes së tij shëndetësore, për qëllime krahasuese të rezultateve laboratorike pre dhe post-terapeutike.

Rrjeti laboratorik është i shtrirë në 9 njësi të Spitalit Amerikan në Tiranë, Fier, Durrës e Prishtinë dhe ne 13 Laboratore satellite.

Në ambjentet e reja ofrojmë hapësira të ndërtuara me profesionalizëm për të ofruar kushtet optimale për shërbimet ndaj pacientëve.

Ne Rrjetin Laboratorik Amerikan do te gjeni:

  • Gatishmëri në shërbimin laboratorik 24 orë në çdo ditë të javës
  • Çmime të favorshme për të gjitha llojet e ekzaminimeve dhe shërbimeve/li>
  • Oferta dhe paketa të vazhdueshme mbi ekzaminime të ndryshme për të gjitha grupmoshat./li>