Shërbimet – Laborator Prenatal & Neonatal

Ekzaminimi neonatal eshte nder programet me te suksesshme te shendetit publik .

Ky ekzaminim teston bebet per crregullime te ndryshme endokrino - metabolike te cilat nuk jane te dukshme gjate shtatezanise. Keto patologji jane te trasheguara nga prinderit tek femijet dhe kryesisht jane prezente qe ne lindje ( semundje kongenitale ) dhe te diagnostikuara ne kohe ndihmojne ne trajtimin e tyre me rezultate shume te mira . Nese keto crregullie metabolike nuk diagnostikohen dhe nuk trajtohen menjehere pas lindjes atehere mund te sjellin vonese te zhvillimit mendor, semundje te renda deri ne vdekje te parakohshme.

Ekzaminimet e nevojshme qe rekomandohen te kryhen tek bebet e porsalindura jane:

  • Grup gjaku + Rhezus Faktorc
  • Bilirubine totaled dhe direkte
  • Neonatal screening

Ekzaminimi neonatal per Rajonin e Shqiperise eshte nje panel qe perfshin 5 teste rutine te cilat ndihmojne ne diagnostikimin e fenilketonurise, hipotiroidizmit congenital, fibrozes kistike…

Ekzaminimi neonatal perfshin:

  • G6PD neonatale
  • TSH neonatal
  • 17-OH Progresteroni
  • Fenilalanina neonatal
  • IRT - Imunotriprinogjeni reaktiv neonatal

Procedura e marrjes se analizes dhe metoda laboratorike e perdorur

Kampioni i gjakut merret nga thembra e bebi. Brenda 48-72 oreve te para nga lindja . Menjehere mostra dergohet dhe analizohet ne Laboratorin e Spitalit Amerikan me metode fluorometrike e vetmja e certifikuar ne Europe per te testuar dhe analizuar markuesit imunologjike qe zbulojne crregullimet e ndryshme endokriono-metabolike kongenitale.

Pas perfundimit dhe marrjes se rezultateve programi I ekzaminimit neonatal ne vazhdim njofton mjeket Neonate dhe prinderit ne menyre qe te fillojne trajtimin e ketyre patologjive menjehere ne Qendra Spitalore te Specializuara.