Shërbimet – Laborator Mikrobiologjik

Departamenti i Mikrobiologjisë pranë Laboratorit Qëndror të Spitalit Amerikan ka për qëllim gjithëpërfshirjen në të gjitha fushat e diagnostikimit laboratorik të infeksionit. Pranë laboratorit tonë kryhen të gjitha procedurat diagnostike nga ato klasiket si mikroskopia dhe kultura deri në Next Generation Sequencing. Me aplikimin e teknologjive më të fundit ne arrijmë kohë të shkurtra të kthimit të përgjigjes, në mënyrë që të fillohet një terapi specifike për pacientët sa më shpejt që të jetë e mundur.

Fokusi jonë është:

  • Vënia e diagnozës në mikrobiologji me një cilësi shumë të lartë në mënyrë manuale dhe të automatizuar(VITEK II)
  • Kryerja e antibiotikorezistencës në përgjithësi si edhe për patogenët multi-rezistentë(MRSA. VRE etj)
  • Diagnozë komplete në mykologji
  • Kryerja e mëtodave serologjike dhe PCR për një diagnozë të saktë virologjike
  • Diagnoza parazitare duke perfshire dhe zoonozat
  • Analizimi i Hemokulturës me sistem automatik
  • Diagnoza e plotë e sekrecioneve vaginale dhe uretrale , urokultura, coprokultura etj
  • Testimi me Nucleic Acid Amplification Tests (NAAT) për CT/NG(Chlamydia trachomatis dhe Neisseria gonorrhoeae) për diagnozë të shpejtë dhe të saktë.
  • Detektim direkt i toksinave bakteriale dhe antigenëve viral apo parazitar me metodat imunoenzimatike.
  • Mikroskopi direkte apo ngjyrime të ndryshme për të detektuar bakterie,myqe apo parazitë.
  • Kryerja e kontrollit të infeksioneve spitalor
  • Trajnime të vazhdueshme me infermierët dhe klinicistët për një mostër të saktë dhe përfaqësuese të infeksionit
  • Kryejmë në mënyrë periodike kontrolle të brendshme të cilësisë, dhe marrim pjesë në kontrolle të jashtëme si dhe në krahasime laboratorike për të ruajtur saktësinë tonë. Ne punojmë në standardet ndërkombëtar me kujdesin më të madh.
  • Ne i japim rëndësi të madhe shërbimit, fleksibilitetit, cilësisë dhe zgjidhjeve të reja teknike.