Zbulojeni tani me testin e shpejtë COVID-19 Ag + Influenza A / B vetëm në ALNET.
Testi kushton 3000 lekë.
Infeksioni i traktit respirator COVID-19 – i shkaktuar nga koronavirusi i ri SARS-CoV-2 – shpesh shkakton simptoma të ngjashme me ato të gripit klasik. Për shkak se COVID-19 është një sëmundje me rrezik të lartë, është thelbësore që një diagnozë specifike të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur për një pacient me simptoma të rënda të sëmundjes si ethe, kollë e thatë, dhimbje fyti, dhimbje koke, dhimbje kyçesh, lodhje, temperaturë.
Testi i kombinuar COVID-19 Ag + Influenza A / B është krijuar për t’ju ndihmuar të përcaktoni shpejt dhe lehtë nëse një infeksion COVID-19 ose grip mund të jetë shkak i simptomave tuaja.
Një diagnozë e hershme mundëson marrjen e masave të shpejta për të mbrojtur pacientët dhe kontaktet e tyre.
Ky është një test imunologjik-kromatografik për zbulimin cilësor të SARS-CoV-2 virale si dhe të antigjeneve nukleoproteinike të virusit të influences te tipit A dhe tipit B në ekzemplarët nazofaringeal të njeriut.
Rezultatet e testit janë gati në vetëm 30 minuta.
Testi që sot është i disponueshëm në çdo degë ALNET kudo në vend.
Testi nuk ka nevojë për rezervim.
Për më shumë informacion kontaktoni në degët përkatëse.
ALNET, rrjeti më i madh laboratorik në vend me 22 pika në të gjithë Shqipërinë dhe në Kosovë.
ALNET – Garancia e një emri të madh!